“Mami hëngri një grusht”, Roza kujton mes lotësh momentin e vështirë të fëmijërisë

vovalbania February 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mami hëngri një grusht”, Roza kujton mes lotësh momentin e vështirë të fëmijërisë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Roza Lati ka “hapur zemrën” me Julin duke i ka treguar një episod të trishtë të fëmijërisë së saj.

Mes emocionesh, moderatorja rrëfeu se babai i saj ka dhunuar nënën e saj për një ibrik.

Situatë kjo, të cilën Roza e ka përjetuar shumë keq.

“Ka ngrënë një grusht mami se kishte blerë një ibrik çaji pa lejen e babit. Nga kuzhina deri te dhoma e gjumit ka ecur zvarrë dhe unë e kam parë. Për një ibrik. Për opinion s’më plas. Prandaj kam karakter rebel unë. E kam kaluar që në moshë shumë të re. Subkoshienca e njeriut nga mosha 0-7 vjeç është karakteri që formohet në vazhdimësi të jetës. Merr truri sinjalet e para dhe shihet se çfarë njeriu bëhesh në jetë. Unë dhe Rita i falim shumë dashuri njëra-tjetrës e kemi rritur njëra-tjetrën”, tregoi ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50298 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE