Dritë në fund të tunelit për Benzema, situata e tij ndryshon për mirë…

vovalbania February 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zëra të shumtë por Benzema mund të transferohet në ish klubin e tij…

Ish sulmuesi i Realit Madridit u transferua në kampionatin e Arabisë Saudite duke ndjekur shembullin e Cristiano Ronaldos apo Neymar të cilët fitojnë shuma marramëndese parash. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Karim Benzema u largua nga Reali i Madridit për të provuar dhe ai fatin në Arabinë Saudite. Reali nga ana e tij e ka vuajtur jo pak largimin e tij, teksa rendimenti para porte pa francezin ka rënë ndjeshëm. Situata e Karim Benzemas te skuadra arabe Al Ittihad ka ndryshuar, por kësaj radhe për të mirë. Prej disa javësh, marrëdhënia e tij me Al Ittihad dhe trajnerin Marcelo Gallardo po përkeqësohej dukshëm dhe madje gjatë afatit kalimtar dimëror flitej seriozisht për mundësinë që ai të ndryshojë skuadër. Megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Benzema u rikthye në klub ku qartësuar gjërat me trajnerin Gallardo dhe drejtuesit e klubit. Gazeta Marca thotë se këtë javë sulmuesi ka kryer seanca të mira stërvitore dhe ka mundur të flasë gjatë me trajnerin e tij. Marcelo Gallardo është shprehur i kënaqur dhe ish-lojtari i Real Madrid rikthehet në grup për të qenë pjesë aktive e skuadrës saudite.

Benzema nuk u grumbullua fare në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë, ku Al Ittihad luajti në Uzbekistan përballë Navbahor Namangan (0-0). Arsyeja pse francezi nuk u grumbullua për këtë takim ishte se ai nuk kishte stërvitur për një kohë të gjatë me klubin dhe bashkarisht u morr vendimi që ai mos të grumbullohej. Gjithsesi ylli francez pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Marcelo Gallardo në sfidën e xhiros së 20-të kur Al Ittihad të dielën pasdite luan ndaj Al Riyadh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE