Protesta e fermerëve, policia greke: Bllokohet rruga nacionale Kallpaq-Janinë, autobusët nuk do lejohen në orarin…!

vovalbania February 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protesta e fermerëve, policia greke: Bllokohet rruga nacionale Kallpaq-Janinë, autobusët nuk do lejohen në orarin…!

Protesta e fermerëve ka bllokuar rrugët në Kakavijë.

Policia kufitare greke ka njoftuar palën shqiptare se për shkak të protestave nga ora 19:00 deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar.

Qarkullimi do të lejohet vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor.

“Kakavijë; Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 19:00 deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (komionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor. Ju faleminderit!“-njofton policia e Gjirokastrës.

Blegtorët në Gjirokastër kanë dalë sërish në rrugë për të protestuar për kërkesat e paplotësuara prej Ministrisë së Bujqësisë. Përveç kërkesës për të rinegociuar çmimin e shitjes së qumështit blegtorët kërkojnë rigjenerimin e kullotave restaurimin e veprave ujore malore lerava e pritave, rregullimin e tregut të shitjes së mishit që sipas tyre po avantazhon mishin e importit si dhe dyfishimin e subvencionit për krerë të të imëtave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE