BE-ja bie dakord me angazhim të një misioni detar në Detin e Kuq!

vovalbania February 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BE-ja bie dakord me angazhim të një misioni detar në Detin e Kuq!

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian ranë dakord për të angazhuar një mision detar për t’i mbrojtur anijet prej militantëve të Huthëve në Detin e Kuq. Kështu thanë sot disa diplomatë për agjencinë e lajmeve dpa.

I quajtur Aspided [Mburoja] sipas një fjale të vjetër greke, misioni nënkupton se europianët do të dërgojnë anije luftarake dhe sisteme të paralajmërimit të hershëm në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe ujërat përreth.

Pjesëtarët e misionit kanë urdhër që të gjuajnë me armë kundër militantëve, vetëm nëse ata sulmojnë të parët. Komanda operacionale do të jetë në qytetin grek Larisa.

Militantët e Huthëve prej Jemenit, janë duke sulmuar anijet në rajon, si shenjë hakmarrjeje për veprimet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës. Janë rreth 29 mijë palestinezë që kanë humbur jetën deri tani, shumica gra dhe fëmijë.

Një zyrtar i Bashkimit Europian tha të premten se shteti më i dëmtuar prej këtyre veprimeve nuk është Izraeli, por Egjipti. Kjo pasi zvogëlimi i trafikut ka shkaktuar 40% humbje të të ardhurave për Autoritetin e Kanalit të Suezit.

Edhe ekonomia e BE-së është thënë të jetë dëmtuar këtë periudhë. Ditë më parë, Komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentilioni iu tha gazetarëve se “meqë anijet janë detyruar të ndryshojnë rrugën në dërgesat mes Azisë e Unionit, edhe çmimet e këtyre dërgesave janë rritur me gati 400%”.

Rebelët Huthi kanë thënë se sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq janë si shenjë solidarizimi me Gazën, ku militantët e Hamasit, të përkrahur nga Irani janë në luftë me Izraelin prej më shumë se tre muajsh. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Rreth 12% e tregtisë globale kalon përmes Ngushticës Bab al-Mandeb, hyrjes në Detin e Kuq përmes jugperëndimit të Jemenit e Xhibutit. Por, ka një shqetësim të madh se sulmet e rebelëve kanë shkaktuar çrregullim të ndjeshëm të trafikut, duke detyruar shumë anije që të marrin rrugë alternative rreth Afrikës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE