“Më ka kapur paniku, lutuni për ne…” / Për çfarë e ka fjalën Xhensila Myrtezaj?

vovalbania February 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më ka kapur paniku, lutuni për ne…” / Për çfarë e ka fjalën Xhensila Myrtezaj?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj disa muaj më parë është bërë nënë për herë të dytë.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka treguar se sot e ka kapur paniku sepse i vogli i saj, Amen do të bëjë vaksinën e dytë.

Ndër të tjera Xhensila iu kërkoi të gjitha nënave që kanë të njëjtat eksperienca disa sugjerime për ilaçet që përdorin për të qetësuar dhimbjet e fëmijëve.

“Sapo e lash Ajkushin te kopështi, tani po shkoj në shtëpi të marr Amenushin. Sot nuk ka një ditë shumë të lehtë i vogli i mamit. Sot Amen bën vaksinën e tij të dytë dhe mamin e ka kap paniku.

Kërkoj suport nga të gjitha mamat që kanë të njëjtat eksperienca, çfarë përdorin pas vaksinave, ndonjë medikament apo ndonjë kurë popullore për të qetësuar dhimbjet e të vegjëlve

Lutuni për ne!”- tha Xhensila.

Xhensila Myrtezaj prej disa javësh është në qëndër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të zërave se i ka dhënë fund martesës me aktorin e njohur Bes Kallaku, megjithëse një lajm i tillë akoma nuk është konfirmuar nga ana e dyshes.

Lajmet se çifti janë ndarë filluan të qarkullojnë pasi dyshja nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale, ndërsa më pas fshinë nga Instagrami të gjitha fotot që kishin së bashku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE