Ekskluzivisht për TAR/ vëllai i Ilnisës zbulon lidhjen e familjes së tij me Dritëro Agollin!

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzivisht për TAR/ vëllai i Ilnisës zbulon lidhjen e familjes së tij me Dritëro Agollin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, i ftuar sonte në “Big Brother Radio” ishte vëllai i Ilnisës, Kevin Agolli i cili i tha të gjitha.

I pyetur lidhur me marrëdhënien që ai dhe Ilnisa kanë me Dritëro Agollin, Kevin u shpreh:

Prindërit tanë dhe Dritëroi janë kushërinj pasi gjyshërit e mi nga babai dhe prindërit e tij ishin dy vëllezër që u martuan me dy motra. Janë rritur si vëllezër. Ilnisa ka një afrimitet me të, jo vetëm të trashëguar nga letërsia e pena, por është si xhaxhai.

Ndërkohë, ndiqni intervistën e plotë të Kevin disa ditë më parë në “Big Brother Radio”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE