“Heidi është më e fortë se Romeo…”/Mikesha e Ilnisa Agollit komenton çiftet e krijuara brenda “BBV” dhe jo vetëm!

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Heidi është më e fortë se Romeo…”/Mikesha e Ilnisa Agollit komenton çiftet e krijuara brenda “BBV” dhe jo vetëm!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio mikesha e Ilnisa Agollit, Xhilda Luzi. Si e shikon Xhilda marrëdhënien që Ilnisa dhe Meritoni kanë krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Marrëdhënia e tensionuar mes Ilnisës dhe Erjolës, si e komenton Xhilda?

Erjola është lojtare, e pa impaktin e Ilnisës nga jashtë. Ato njihen nga jashtë dhe si shoqe mendoj se Erjola duhet t’i kishte thënë që po gabon. Nëse do të flasim për lojë pastaj është një lëvizje e zgjuar. Do të ishte mirë që të dyja t’i kontrollonin emocionet.

Raporti Sara-Bardhi?

Bardhi është djalë i edukuar. Në një shoqëri si e jona që femrat dhunohen, ai ka treguar një qytetari për t’u vlerësuar. Nuk e mendoja që do kishte këtë qetësi që në disa raste e ka pak të tepruar. Ne jemi vetë femra dhe e kemi të nevojshme që partneri që kemi në krah, kur dikush na vjen dhe na ndërhyn në marrëdhënien tonë të reagojë, të mos rri si guak. Edhe Bardhi ka duruar shumë, përballoi hyrjen e ish-it të Sarës dhe dronin më pas. Natyra e Sarës me natyrën e Bardhit janë shumë të kundërta, janë në ekstrem, nuk kanë diçka të mesme.

Heidi-Romeo?

Më pëlqen që i morën gjërat me avash. E pëlqejnë njëri-tjetrin por nuk e di si do të ndikojë kjo në lojë. Heidi më duket më e fortë në lojë se Romeo. 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE