Në qytetin ku sa herë që bie nata ndodh diçka e magjishme…

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në qytetin ku sa herë që bie nata ndodh diçka e magjishme…

Reine ndodhet në ishujt Lofoten të Norvegjisë. Tipari i tij më interesant janë shtëpitë, kryesisht ngjyrë vishnjë që dallojnë gjatë dimrit nga bora e cila mbulon shpatet e malit Reinebringen. Banohet vetëm nga 300 banorë, të cilët kryesisht merren me peshkim. Edhe pse konsiderohet si një nga pjesët më të paarritshëm të vendit vizitohet nga mijëra turistë çdo vit. Në këtë pikë të vogël në hartë, ndodh diçka magjike sa herë që erret.

Dritat e veriut janë një nga fenomenet më të rëndësishme natyrore, pasi qielli mbushet plot ngjyra dhe forma të ndërlikuara. Ky fenomen natyror është kaq i famshëm, sa që organizohen udhëtime të veçanta për turistët që duan të shohin spektaklin nga afër. Kjo dukuri është e njohur që nga lashtësia dhe vëzhguesi i parë thuhet se është Aristoteli.

Nga përplasja e grimcave të ngarkuara kryesisht elektronet dhe protonet nga hapësira, të cilat bllokohen në fushën magnetike të tokës, lëvizin drejt Polit të Veriut dhe më në fund reagojnë me grimcat e ajrit. “Aurora borealis” (dritat veriore), të cilat shfaqen zakonisht në vendet nordike e kanë prejardhjen e emrit nga perëndesha romake e agimit, “Aurora” dhe nga zona gjeografike e Veriut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE