Altin Dumani në Maqedoninë e Veriut, në Konferencën Rajonale të Prokurorive për Luftën kundër Krimit të Organizuar

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Altin Dumani në Maqedoninë e Veriut, në Konferencën Rajonale të Prokurorive për Luftën kundër Krimit të Organizuar

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Zoti Altin Dumani, së bashku me prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, është ftuar ditën e sotme në Konferencën Rajonale të Prokurorive Përgjegjëse për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Shkup, Maqedoninë e Veriut.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm, marrin pjesë Drejtues të Lartë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Maqedonisë së Veriut, Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Malit të Zi.

Gjithashtu të pranishëm në këtë Konferencë janë dhe përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, në Maqedoninë e Veriut.

Rëndësia e kësaj Konference qëndron në faktin se, drejtuesit më të lartë të zyrave të prokurorive të caktuara për luftën kundër korrupsionit, do të diskutojnë rreth forcimit të bashkëpunimit dhe lehtësimit të shkëmbimit të eksperiencave më të mira, për të pasur një qasje sa më të koordinuar në nivel rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rritjes së bashkëpunimit në luftën kundër pastrimit të parave, duke marrë parasysh diversifikimin e mënyrave të pastrimit të parave nga krimi i organizuar dhe shpërndarjen e investimeve të tyre në disa vende të rajonit, informoi sot SPAK.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Zoti Altin Dumani, bëri një prezantim të qasjes shteruese të SPAK, ndaj hetimit të krimit të organizuar, dhe gjithashtu trajtoi praktikën e ndjekur tashmë nga ky institucion, në lidhje me fillimin paralel të hetimit pasuror dhe/ose financiar, për çdo hetim që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE