Anija shqiptare përplaset me shkëmbinjtë, ankorohet në Sarandë!

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Anija shqiptare përplaset me shkëmbinjtë, ankorohet në Sarandë!

Anija e mallrave ‘Bergfjord’, është përplasur me shkëmbinjtë në zonën e Ksamilit, pasi pati probleme me sistemin e drejtimit.

Anija, me flamur shqiptar, transportonte skrap nga Shëngjini drejt Turqisë. Pas përplasjes anija është ankoruar në portin e marinës ‘Limion’ në Sarandë.

Anija e mallrave ka pësuar çarje dhe është anuar në anën e majtë, dhe raportohet se nuk ka të lënduar.

“Pas një defekti në manovër dhe mos funksionim të sistemit të drejtimit së anijes “Bergfjord” me flamur shqiptar anija u përplas me një masiv shkëmbor. Nga ky moment dhe pas komunikimit me kapitenerinë e portit Sarandë anija është  udhëzuar për të hyrë në portin e marinës “Limion “.Gjatë komunikimeve ekuipazhi nuk ka paraqitur probleme.

Është bërë menjëherë nga ana e ekuipazhit vlerësimi i situatës dhe është vënë në mbikqyrje pjesa e çarë. Anija është akostuar pa probleme.

Situata do të vlerësohet nga ana e KSHF Kontrolli Shtetëror i Flamurit për vijushmërinë apo jo të lundrimit të anijes.’- thuhet në njoftim.

 

 

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49289 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE