Postonin në TikTok video të të miturit me fjalë denigruese dhe banale, vihen në pranga babai dhe gjyshja!

vovalbania February 21, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Postonin në TikTok video të të miturit me fjalë denigruese dhe banale, vihen në pranga babai dhe gjyshja!

Një personazh në TikTok e quajtur Natasha është arrestuar së bashku me të birin, pasi kanë shfrytëzuar të nipin 10-vjeçar për përfitime në TikTok.

Ata dilnin live në këtë rrjet social me njerëz të tjerë dhe e mësonin 10-vjeçarin si t’i shante me fjalë të rënda dhe denigruese.

Në rrjetin social TikTok gjyshja 67-vjeçare ka shfrytëzuar nipin, për të marrë sa më shumë klikime, të cilat shndërrohen në para. Në një video live, shihet djali 10-vjeçar me të atin, Natasha dhe disa persona të tjerë. I mituri nuk ka reshtur së ofenduari me fjalë banale një grua tjetër, ku i ati e mësonte se çfarë t’i thoshte, ndërkohë që gjyshja e tij e shikonte dhe qeshte.

Natasha është një personazh i njohur për publikun, pasi para disa vitesh historia e saj me nusen ka bërë xhiro në rrjetet sociale. Ajo u përball live në një studio televizive me ish-nusen ndërsa ziheshin për kujdestarinë e djalit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shoë”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Shfrytëzonin një të mitur 10 vjeç, me qëllim përfitimin nga rrjeti social TikTok, duke postuar video të tij, me fjalë denigruese dhe banale, vihen në pranga 2 shtetas (babai dhe gjyshja e të miturit).Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas kallëzimit të marrë në muajin dhjetor 2023, nga shtetasja E. A., se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale, menjëherë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila regjistroi procedimin penal për këtë rast.

Si rezultat i hetimeve dymujore me metoda proaktive, u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. K. dhe N. R.

Pas sigurimit të inteligjencës policore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, për vendndodhjen e këtyre 2 shtetasve, u organizua në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Shoë”.

Në kuadër të operacionit, u kapën në Sarandë, 2 shtetasit e shpallur në kërkim, të cilët më pas u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë ndaluar shtetasit A. K., 44 vjeç dhe N. R., 67 vjeçe, të dy banues në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50816 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE