Rama flet pas mbledhjes së Asamblesë, zbardh diskutimet: Anëtarësime të reja dhe barazimin e kuotave gjinore në zonat rurale!

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama flet pas mbledhjes së Asamblesë, zbardh diskutimet: Anëtarësime të reja dhe barazimin e kuotave gjinore në zonat rurale!

Kryeministri Edi Rama deklaroi pas mbledhjes së Asamblesë se Partia Socialiste është në fazën e angazhimit për anëtarësime të reja dhe në barazimin e kuotave gjinore në disa zona rurale.

Kryeministri Edi Rama: Besoj shumë më mirë se disa nga kolegët mendonin se shpreheshin, jemi në fazën e dytë sic e vendosën në Asamblenë Kombëtarë, Faza për anëtarësimet e reja dhe bilancin gjinore në cdo qark. Nuk mund të them qarqe problematike por pika të caktuara ku duhet të bëhet më shumë punë për pjesëmarrje të balancuar. Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, prandaj PS është fituese sepse ndryshon vetveten, Unë shohë një angazhim pozitiv edhe nga raportimet sot. Sistemi ynë që ka një komponent të zhvilluar ka pasqyra që flasin vet dhe nuk është thjesht raportim, janë të verifikueshme të takimeve të boshllëqeve.

Ndarja e punës, të gjithë anëtarët e asamblesë ka një mesatare prej 10 organizatash. Unë do t’i kem të ndara sipas qarqeve. Po do të jem në të gjitha qarqet. Nuk kam informacione për organizim të opozitës, nuk kam asnjë interes. Ne kemi një problem sot për sot as me kritikat, në asamblenë e Përgjithshme ka pasur plot kritika dhe vetëkritika, sot ishte dita për të reflektuar dhe për të vazhduar punën. Është çështje mobilizimi në gjithë trupën, ka lojtarë që duan nxehje, skuadra është e motivuar dhe ne nuk kemi asnjë problem serioz në këtë fazë.

Sa i përket opozitës Rama deklaroi:

Rama: Opozita në fakt nuk është opozitë, janë konglomerate, grupe. Realisht nuk kam asnjë interes. Nuk e ndjek opozitën. Ligjet kalojnë në një kohë shumë të shkurtër sepse nuk ka në sallë ksuhtet për të kaluar në një kohë të gjatë. Nuk janë kushtet për tu debatuar dhe ballafaquar. Nuk jam në dijeni në këtë moment të axhendës së Parlamentit nesër nëse do të miratohet nesër Amnistia. Nuk e di si është axhenda, por mund të them që është bërë një diskutim për një keqkuptim total dhe është adresuar sot nga Ministri i Drejtësisë.

Gazetarët: Lulzim Basha tha se nuk do të jepte votat për Amnistinë?

Rama: Kush është ky? Sa ka qenë ora?

Gazetarët: Gjatë paradites së sotme.

Rama: Ka qenë ende përgjumësh kur e ka thënë.

Gazetarët: Sistemi i patronazhimit?

Rama: Sistemi i patronazhimit është aktiv edhe kur ju flini, jo më kur fle opozita, që jemi patronazhistë dhe ne të tjerët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE