Ritakohen pas 6 vitesh burri më i gjatë dhe gruaja më e shkurtër në botë!

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ritakohen pas 6 vitesh burri më i gjatë dhe gruaja më e shkurtër në botë!

Burri më i gjatë në botë është ribashkuar me gruan më të shkurtër në botë 6 vjet pas fotosesionit të tyre viral përpara piramidave egjiptiane. Sultan Kosen, i cili 251 centimetra i gjatë dhe Jyoti Amge, e cila është vetëm 62.8 centimetra e gjatë pozuan për foto në Irvine, Kaliforni.

Ata fituan titujt e tyre përkatës të Rekordit Botëror të Guiness në vitin 2009 për ‘Njeriu më i gjatë’ dhe 2011 për ‘Gruaja më e shkurtër’. Kosen, 41-vjeç, nga Turqia dhe Amge, 30-vjeçe nga India, u takuan më parë për një fotosesion në Kajro, Egjipt, në vitin 2018, ku pozuan para Piramidave të Gizës, si pjesë e një fushate për të ringjallur industrinë e turizmit në vend. Amge ka një formë të quajtur akondroplazi që ndaloi rritjen e saj, ndërsa Kosen kishte një tumor që shkaktoi gjendjen, i cili i dha atij një rritje masive në moshën 10-vjeçare.

Rreth 2 vite më parë Kosen udhëtoi nga Turqia drejt Moskës duke kërkuar gruan e cila do të pranonte të qëndronte pranë tij tërë jetën dhe t’i lindë një djalë dhe një vajzë. Fermeri me prejardhje kurdë, kaloi disa muaj duke kërkuar gruan e ëndrrave. Sultan ka lindur në qytetin juglindor turk Mardin. Ai ishte martuar më herët me gruan siriane Merve Dibo, 175 centimetra e gjatë në vitin 2013, por gjërat nuk funksionuan sepse ajo fliste arabisht dhe ai mund të flasë vetëm turqisht.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE