U arrestua pak ditë më parë pasi dhunoi bashkëshorten, të moshuarit i gjenden armë dhe sende të tjera të paligjshme!

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U arrestua pak ditë më parë pasi dhunoi bashkëshorten, të moshuarit i gjenden armë dhe sende të tjera të paligjshme!

Tre ditë më parë policia e Korçës vuri në pranga 71-vjeçarin, Dhimitër Mita pasi dhunoi bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjatë kontrolleve të mëtejshme nga autoritetet, të moshuarit i janë gjetur armë dhe sende të tjera të  paligjshme, ti cilat i kishte fshehur në mur.

Konkretisht janë gjetur dhe sekuestruar, 1 armë gjahu, 2 armë zjarri, 6 krehra të armës së zjarrit, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, 5 granata të llojeve të ndryshme dhe 3 ndezës granatash.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Policia, veprime hetimore shtesë për ngjarjen e ndodhur 3 ditë më parë, në fshatin Mborje, ku u arrestua një 71-vjeçar, i cili dhunoi bashkëshorten e tij (e pajisur me urdhër mbrojtjeje) dhe posedonte lëndë shpërthyese në banesë.

Si rezultat i kontrolleve të mëtejshme, bazuar në inteligjencën policore, gjenden armë dhe sende të tjera të paligjshme, të cilat 71-vjeçari i kishte fshehur në një ambient të mbyllur me mur.

Sekuestrohen 1 armë gjahu, 2 armë zjarri, 6 krehra të armës së zjarrit, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, 5 granata të llojeve të ndryshme dhe 3 ndezës granatash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 17.02.2024, në fshatin Mborje, Korçë, ku si rezultat i veprimeve policore u arrestua në flagrancë shtetasi  Dhimitër Mita, 71 vjeç, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, që është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, si dhe posedonte në banesë, 2 granata dore dhe një sasi municioni luftarak, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontrolle të tjera.

Konkretisht, gjatë kontrollit në një magazinë ngjitur me banesën e 71-vjeçarit, ambient i përshtatur dhe i mbyllur me mur, u gjetën 1 armë gjahu, 2 armë zjarri, 6 krehra të armës së zjarrit, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, 3 ndezës granatash, 2 granata ofensive, 2 granata difensive dhe 1 granatë cilindrike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48760 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE