U eliminua nga BBV, Graciano reagon për herë të parë. Ja mesazhi i tij

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U eliminua nga BBV, Graciano reagon për herë të parë. Ja mesazhi i tij

Graciano Tagani, ishte i eliminuari i rradhës nga formati i ‘BBV3’, i cili humbi mundësinë për çmimin e madh mbrëmjen e së martës.

Në një nominim tepër të fortë, ai rezultoi më i televotuari, ku gjithashtu nuk pati një biletë kthimi për në shtëpi.

Pak momente më parë ai ka bërë një reagim duke falenderuar të gjithë mbështetësit e tij të cilët e votuan dhe e përkrahën përgjatë rrugëtimit të tij në ‘BBV3’.

‘Mesazhet gjatë këtyre 24h të fundit, më kanë mbushur zemrën plot ndaj me përulësinë më të madhe ju them faleminderit! Mirënjohës për të gjithë ju, që edhe pse në një kohë të shkurtër diferencuat dhe vlerësuat sjelljen time dhe rrugëtimin tim që mbushur plot me emocion, në momente të bukura, situata sfiduese jo në pak raste , por gjithmonë autentike.’- ka shkruar ai nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social ‘Instagram’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49571 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE