Basha: Mbështesim SPAK të hetojë pushtetarët e korruptuar!

vovalbania February 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Basha: Mbështesim SPAK të hetojë pushtetarët e korruptuar!

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha përsëriti qëndrimin për drejtësinë e re.

Nga Kuvendi zgjedhor në degën 9 në Tiranë, Basha u shpreh se mbështet SPAK për të hetuar pushtetarët e korruptuar, por nuk është për amnistinë penale që favorizon zyrtarët e korruptuar.

Basha shprehet ndër të tjera se qëndrimet për drejtësinë janë të qarta.

Shqiptarët -tha ai- duhet ta kuptojnë ‘se kush është në krahun e tyre dhe nuk ka frikë ta thotë, e kush mërmërit dhe i bën bisht përgjigjeve sepse i shërben interesave të ngushta personale’.

“Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne kemi qëndrime të qarta për drejtësinë dhe në mbështetje të drejtësisë. Po, mbështetje SPAK-ut për të hetuar pushtetarët e korruptuar dhe për t’i vendosur ata para ligjit. Jo, amnistisë për zyrtarët e korruptuar, po amnistisë për qytetarët e goditur në kufijtë dhe sgripset e pamundësive. Jo atyre të cilët kanë abuzur me pasuritë dhe pronat e shqiptarëve, po protestuesve që kanë protestuar për shtëpitë e tyre nga Bregu i Lumit këtu në zonën tuaj, deri në Astir. Nga Shkoza e anembanë Shqipërisë. Këto janë qëndrime të qarta dhe paekujvoke dhe t’i dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe ta kuptojnë se kush është në krahun e tyre dhe nuk ka frikë ta thotë, e kush mërmërit dhe i bën bisht përgjigjeve sepse i shërben interesave të ngushta personale”, theksoi kreu i PD.

Po ashtu Lulzim Basha deklaroi se për t’u përballur me Ramën duhet vendosmëri dhe kurajo, ndërsa theksoi se duhet që çdo politikani t’i bëhet vettingu.

“Përballja me të keqen që ka zënë vendin, përballja me Edi Ramën dhe qeverinë e tij kërkon kurajo, kërkon qartësi, kërkon vendosmëri. Ndaj jemi këtu për t’i thënë Po vetingut të politikanëve, kontrollit të figurës të tyre dhe lidhjeve të papërshtatshme dhe pasurisë së tyre dhe nxjerrjem jashtë politikës të çdokujt që nuk e kalon testin e vetingut të politikanëve. Jemi këtu për t’i thënë jo imunitetit të deputetëve. Deputetët e Shqipërisë njësoj si qytetarët e Shqipërisë duhet të zhvishen nga imuniteti dhe të dalin para ligjit sa herë që e lyp drejtësia, si çdo qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë”, tha ndër të tjera Basha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48978 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE