Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë! Autori kërcënoi me pistoletë lodër, policia ofron 5000 euro shpërblim

vovalbania February 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë! Autori kërcënoi me pistoletë lodër, policia ofron 5000 euro shpërblim

Një pikë e këmbimit valutor është grabitur mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Ngjara ka ndodhur rreth orës 20:10, ku autori ende i paidentifikuar, ka vjedhur një shumë parash nën kërcënimin e një arme lodër.

Policia thotë se autori ishte i maskuar dhe i veshur me bluzë te kuqe. Ndër të tjera ofron 5000 euro shpërblim , për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Pas grabitjes së parave, ai është larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia është vënë ne ndjekje të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit në kryeqytet, ku sipas policisë personi ka qenë i maskuar dhe ka kërcënuar me një pistoletë lodër. Personi, i cili tashmë është në kërkim nga policia ka arritur që të vjedhë një shumë parash.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE