Ja se kur mund ta shihni filmin “5 Herë Jo” në kinematë në Kosovë!

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja se kur mund ta shihni filmin “5 Herë Jo” në kinematë në Kosovë!

Top Channel ka nisur zyrtarisht gjatë 2023 rrugëtimin në sipërmarrjen e tij filmike. Pas suksesit në produksione të mëdha televizive, është koha për të bërë të njëjtën gjë edhe në kinema. Dhe me plot bindjen mund të themi se qëllimi u arrit që në muajt e parë të kësaj eksperience. Dy projektet e realizuara kanë qenë “Në Kuadër të Dashurisë” dhe “5 Herë Jo”. Teksa të gjithë dëshmuan suksesin e filmit të parë “Në Kuadër të Dashurisë”, si në Shqipëri por edhe në botë, i njëjti sukses e ka ndjekur edhe filmin e dytë “5 Herë Jo”.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë realizuar filmin e tyre të parë “5 Herë Jo”, të cilin njerëzit e kanë përqafuar menjëherë. Ky projekt i ri filmik vijon të shfaqet në çdo kinema. Kurioziteti i njerëzve ka qenë i madh dhe janë drejtuar drejt kinemasë për të ndjekur këtë film të ri. Nën regjinë e Erion Bubullimës dhe me protagonistë Bora Zemanin, Donald Veshaj, Agron Llakaj, Egla Ceno etj, filmi ngjalli të qeshura pa fund.

Ja se kur mund ta shihni filmin “5 Herë Jo” në kinematë në Kosovë:

Cineplexx Prishtinë

Deri më datë 25/02/2024

Cineplexx Prizren

Deri më datë 28/02/2024

Cinestar Prishtinë

Deri më datë 27/02/2024

Cinemarine Prizren

Deri më datë 28/02/2024

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE