Parashikimi i motit, e premte, 23 shkurt 2024!

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, e premte, 23 shkurt 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet  me alternime vranësirash, si edhe me intervale të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët, fillimisht në veriperëndim dhe në jug të territorit. Gradualisht, reshjet do të shpërndahen në pothuajse të gjithë vendin, me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formë shtrëngatash e të stuhive afatshkurtra. Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim dhe me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, era bëhet intensive dhe hera-herës shfaqet problematike, me shpejtësi 11-16 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
6/16
Re shi

Kukës
3/16
Re diell shi

Lezhë
5/16
Re shi

Dibër
2/14
Re diell shi

Durrës
6/13
Re diell shi

Tiranë
7/19
Re diell shi

Elbasan
6/18
Re diell shi

Berat
4/19
Re diell shi

Vlorë
7/18
Re diell shi

Korçë
2/12
Re shi diell

Gjirokastër
4/17
Re shi diell

Sarandë
6/18
Re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE