Mjaftoi një kontroll në rrjetet sociale, gruaja nga Karolina e Veriut gjen dhuruesen e veshkës në Facebook!

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mjaftoi një kontroll në rrjetet sociale, gruaja nga Karolina e Veriut gjen dhuruesen e veshkës në Facebook!

Një kontroll i zakonshëm në Facebook, bëri që Teresa Levis nga Karolina e Veriut të gjejë dhuruesen e veshkës. Donatorja, Lynn Watkins, është një mësuese në këtë zonë dhe pas trezantimit rezultoi se ato kanë qenë të njohura edhe më parë. Në shkollën e mesme ato kanë qenë në një klasë, ndaj edhe dy zonjat rezultojnë që janë takuar me njëra tjetrën.

“Ne kemi qenë së bashku në ekskursione dhe na bënin bashkë edhe aktivitetet e ndryshme të fëmijëve. Por kur vajzat tona mbaruan shkollën e mesme dhe kaluan në kolegj, ne humbëm kontaktet.”-tha Lynn Watkins, dhuruesja e veshkës. Por duket se jeta krijon rrethana të ndryshme të cilat i bënë përsëri bashkë dy zonjat.

Lin shprehet se e ndjente se duhet të ishte ajo dhuruesja e këtij organi kaq jetik. Transplanti i tyre u bë në fillim të dhjetorit dhe para se të hynin në sallën e operacionit, Teresa e pyeti Linin, nëse ajo ndihej nervoze. Mes të dyjave, dhuruesja nuk ishte aspak në tension. “Dhomat tona ishin ngjitur. Kështu që herën e parë që më detyruan të ngrihesha dhe të ecja pas transplantit, bëra xhiro rreth dhomës, më pas më lanë të hyja në dhomën e Lin dhe ta vizitoja,”-shprehet Teresa Lewis, marrësja e veshkave.

Fal Linit, unë mund të shkoj përsëri me pushime e të kalojë kohë me familjen time. Do te kem mundësi të kryejë çdo aktivitet që bëja më parë, madje tani jam entuziaste se do të mund të gëzojë dhe nipërit dhe mbesat. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50272 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE