Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Sipas MeteoAlb, që në orët e para të mëngjesit; Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellim ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Veriore dhe Jugore duke krijuar, mundësi për reshje të pakta shiu.

Pjesa e dytë të ditës do të shtojë, vranësirat në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu ku në ekstremin Verior priten edhe rrebeshe.
Gjatë natës i gjithë vendi do te dominohet nga vranësira dhe shira me intensitet të ulët deri mesatar.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera më e lartë përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE