Akuza për falsifikim/ Ja çfarë ndodhi sot në gjyqin për Luiz Ejllin

vovalbania February 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuza për falsifikim/ Ja çfarë ndodhi sot në gjyqin për Luiz Ejllin

Gjykata e Fierit ka shtyrë sërish seancën gjyqësore për fituesin e “Big Brother Vip Albania 2”, këngëtarin Luiz Ejlli, i cili ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë.

Në seancën e sotme pritej që gjykata do të dëgjonte konkluzionet përfundimtare të prokurorisë ku do të jepte edhe pretencën për Luiz Ejllin, por seanca është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares.

Deri më tani ende nuk është bërë publike një datë se kur do zhvillohet seanca e radhës gjyqësore, në të cilën pritet që Prokuroria e Fierit të japë pretencën.

Prokuroria kërkon ta shpall fajtor Luiz Ejllin për falsifikim të dokumentave e kryer në bashkpunim. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022. Për këtë veper penale në bazë të kodit të procedurës penale rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim.

Pasi prokuroria të jap pretencën do të jetë radha e avokatëve, e cila do të bëj mbrojtjen dhe më pas gjykata do të vendosë.

Drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.Kjo histori nis në vitin 2021 aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A si të pajustifikuara me burime të ligjshme

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50405 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE