Al Pacino fotografohet me të dashurën 53 vite më të re dhe befason me pamjen e tij!

vovalbania February 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Al Pacino fotografohet me të dashurën 53 vjet më të re dhe befason me pamjen e tij të re!

Aktori i njohur hollivudian Al Pacino dhe partnerja e tij 53 vite më e vogël, Noor Alfallah, janë fotografuar së bashku në Beverly Hills dhe duket se çifti i ka zgjidhur problemet që lindën në lidhje pas lindjes së fëmijës së tyre të parë së bashku. Në fotot e publikuara ekskluzivisht nga Page Six, Pacino dhe Nooe shiheshin duke dalë nga një restorant. Aktori dukej se kishte shtuar disa kilogramë.

I Wouldn’t Call It A Date,

Seems Like She’s Taking Him For A Walk Before Nap Time.#AlPacino #NoorAlfallah https://t.co/cKkcTvAPp3

— TruthAndSarcasm (@TruthAndSarcasm) February 25, 2024

“Unë nuk do ta quaja këtë një takim. Duket më shumë se ajo e mori atë për një shëtitje”,-bëri shaka një përdorues i Twitter. Është hera e parë që Pacino dhe Alfallah të cilët mirëpritën djalin Romano në qershor 2023 janë parë së bashku që nga përfundimi i betejës së tyre për kujdestarinë katër muaj më parë.

Noor Alfallah së fundmi zbuloi se nuk ka interes të lidhë kurorë me aktorin legjendar edhe pas lindjes së djalit të tyre, Roman. Burime për TMZ thonë se 30-vjeçarja është shprehur se edhe pse e do Pacinon, martesa nuk është në axhendën e tyre. Noor tha:

Unë nuk jam tipi i martesave.

Ky zbulim vjen pasi dyshja pati diskutime për bashkëprindërimin, duke arritur marrëveshje për mbështetjen e fëmijëve dhe kujdestarinë për Roman. Pavarësisht diferencës së tyre në moshë, çifti duken të kënaqur me marrëdhënien e tyre. Mediat raportuan më parë se Pacino do të paguajë mbi 30 000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët.

Al Pacino dhe Noor filluan të takoheshin në prill 2022 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Roman, në qershor të vitit 2023. Pacino ka një vajzë 33-vjeçare, Julie Marie, me Jan Tarrant dhe binjakët 22-vjeçarë Anton dhe Olivia me aktoren Beverly D’Angelo. Rikujtojmë se Alfallah, bëri një test që vërtetoi se aktori ishte vërtet babai i fëmijës së saj. Burime të afërta me Pacinon thanë se ai ishte tronditur kur zbuloi se e dashura e tij 30-vjeçare ishte shtatzënë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49581 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE