Alfred Cako bën parashikimin: Ja kush do e fitojë Big Brother VIP

vovalbania February 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alfred Cako bën parashikimin: Ja kush do e fitojë Big Brother VIP

Alfred Cako ka bërë një parashikim se kush mund të jetë fitues i Big Brother VIP.

I ftuar në “Fun Club”, Alfred Cako tha se sipas tij Romeo do ta fitojë këtë lojë, pasi është i vetëpërmbajtur dhe di si të reagojë.

Nga ana tjetër Stresi nuk ishte aspak dakort, duke shtuar se Romeo është në qendër të vëmendjes prej fansave që Donaldi ka dhe puna e tyre si moderatorë, pasi si lojtar në “Big Brother VIP” nuk e sheh të fortë. Ndryshe nga Cako, Stresi mendon se Romeo nuk është i qetë dhe se fjalia, “të pj*rdh në gojë” s’i ka pëlqyer aspak.

Cako: E shikoj që Romeo është një lojtar i fortë dhe kandidat për të fituar Big Brother. Ka një vetëpërmbajtje kur adrenalina ngrihet në biseda. Ruan një lloj etike dhe e kupton që është duke u ndjekur online. di të përmbajë veten dhe di si të ngacmojë kundërshtarët.

Cako: Parashikoj që Romeo do jetë fituesi

Stresi lëviz nga karrigia: Larg qoftë…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE