“Nuk do e humbim luftën”, Zelensky: Nëse dështojmë me Rusinë nuk ekzistojmë më!

vovalbania February 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk do e humbim luftën”, Zelensky: Nëse dështojmë me Rusinë nuk ekzistojmë më!

Viti i tretë i luftës me Rusinë do të jetë vendimtar. Ishte ky mesazhi që presidenti ukrainas Zelensky dha teksa mbajti një konferencë të shkurtër shtypi, një ditë pas shënimit të 2-vjetorit të pushtimit rus.

“A do ta humbasë Ukraina këtë luftë? Jam i sigurt që jo. Momenti më i vështirë ishte 24 shkurti i dy viteve më parë. Nuk kemi alternativë veç fitores. Nuk mund të humbasim, pasi ç’do të ndodhë nëse humbasim? Nuk do të ekzistojmë më”,-tha presidenti i Ukrainës, Zelensky.

Një duzinë godinash u dëmtuan pas bombardimeve intensive në qytetin KOSTANTIN-IVKA, ku sipas zyrtarëve ukrainas një  person mbeti i lënduar. Sulmet me raketa goditën jugun dhe lindjen e Ukrainës, duke lënë të vdekur të paktën dy civilë.

Ndërsa në rajonin e kontrolluar nga rusët të Donjeckut, përfaqësuesi i Kremlinit publikoi disa pamje nga Avdivka, një qytet në lindje të Ukrainës që u mor nën kontroll nga rusët javën e kaluar.

Ishte fitorja më e madhe në betejë për Rusinë që nga beteja për Bakhmutin, që konfirmoi se ofensiva e Moskës po fiton terren.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49417 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE