Dhuron një miliard dollarë për një kolegj në Nju Jork dhe pagon shkollimin për studentët, gjesti i ish-profesoreshës bëhet viral!

vovalbania February 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhuron një miliard dollarë për një kolegj në Nju Jork dhe pagon shkollimin për studentët, gjesti i ish-profesoreshës bëhet viral!

Ish-profesorja e Kolegjit të Mjekësisë në New York Albert Einstein, Ruth Gottesman, i ka dhuruar shkollës 1 miliard dollarë për bursa për të gjithë studentët, dhurata më e madhe e këtij lloji ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Sipas kolegjit, ish-profesorja po bën donacionin falë pasurisë së bashkëshortit të saj David Gottesman, një financier i Wall Street, i cili vdiq në shtator 2022.

Gottesman filloi të punojë në kolegj në vitin 1968 dhe gjatë karrierës së saj ajo hulumtoi aftësitë e kufizuara në të nxënë tek fëmijët dhe krijoi një program për arsimimin e të rriturve. Falë donacionit të saj, të gjithë studentëve aktualë të kolegjit me kohë të plotë do t’u paguhet shkollimi për semestrin e pranverës të vitit 2024. Shkollimi është rreth 60,000 dollarë në vit.

Kolegji, i cili ka rreth 1,100 studentë, ndodhet në Bronx. “Doja të financoja studentët në ‘Einstein’ për të marrë shkollimin falas. Kisha para të mjaftueshme për ta bërë atë”,-tha Gottesman për New York Times. Ajo shtoi se ndonjëherë pyet veten se çfarë do të thoshte i shoqi për donacionin. “Shpresoj që ai të jetë i buzëqeshur dhe të mos rrudh vetullat. Ai më dha mundësinë për ta bërë këtë dhe mendoj se do të ishte i lumtur, shpresoj“-tha ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE