Me shumicë votash, Rike Roçi është banorja e “Big Brother Vip” e cila u shpall lidere e shtëpisë!

vovalbania February 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me shumicë votash, Rike Roçi është banorja e “Big Brother Vip” e cila u shpall lidere e shtëpisë!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Ndërkohë, lideri i cili zgjidhet çdo javë krijon të tjera dinamika. Sot janë bërë të tjera votime dhe me shumicë votash Rike Roçi është shpallur lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.  ‘Kokë më kokë’ me Vesën, Rikja arriti të triumfojë me një numër më të madh votash.

“Big Brother Vip” sonte, në drejtimin e Ledion Liços, ora 21:00, mund ta ndiqni në Top Channel, si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48807 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE