Sëmundjet orale të patrajtuara, OBSH ngre alarmin!

vovalbania December 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sëmundjet orale të patrajtuara, OBSH ngre alarmin!

Më shumë se 1 në 4 të rritur në SHBA, pra 26% e tyre kanë kavitete dentare të patrajtuara, sipas të dhënave të shëndetit oral të mbledhura nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Për më tepër, 46% e të rriturve 30 vjeç e lart kanë shenja të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe 13% e të rinjve të moshës 5 deri në 19 vjeç kanë dhëmbëve të prishur pasi nuk janë trajtuar.

Në mbarë botën, kavitetet e patrajtuara janë çështja më e zakonshme e shëndetit oral, duke prekur më shumë se 2 miliardë njerëz. Ndërsa sëmundjet e rënda të mishrave të dhëmbëve prekin rreth 1 miliard njerëz, e dhënë kjo e një raporti të ri mbi shëndetin oral nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Duke e quajtur situatën globale “alarmante”, zyrtarët e OBSH-së thonë se gati gjysma e popullsisë së botës ka sëmundje orale të patrajtuara dhe se këto sëmundje prekin më shumë njerëz në mbarë botën sesa çrregullimet mendore, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe kanceret së bashku.

Ndërkaq, gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve është shenjë e inflamacionit bakterial. Nëse mund të ndalojmë sëmundjen e mishrave të dhëmbëve në këtë fazë, të quajtur edhe gingivit, atëherë mund të jemi të sigurt se do të reduktojmë ndjeshëm ndikimin e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve. Dentistja Diksha Tahilramani Batra thotë se higjiena luan një rol të madh në parandalimin e baktereve që shkaktojnë inflamacion dhe disa nga metodat më të mira të higjienës përfshijnë pastrimin me fill.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE