Përfundon përballja në Bruksel, Lajçak i takoi palët veç e veç!

vovalbania February 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përfundon përballja në Bruksel, Lajçak i takoi palët veç e veç!

Kanë përfunduar takimet e veçantë që i dërguari europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilloi në Bruksel me delegacionet e të dyja palëve.

Lajçak u takua fillimisht me të dërguarit e Beogradit, të udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkovic. Më pas, erdhi takimi me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Kosova nuk deshi të nisë në kryeqytetin belg një të dërguar politik, sepse beson se çështja e rregullores së BQK-së për pagesat me para kesh në euro që përjashtojnë dinarin serb, nuk duhet të jetë temë e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Pas përfundimit të takimeve dypalëshe të Lajçakut me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, mbetet të shihet nëse do të ketë një takim trepalësh. Ndërkombëtarët i kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur Kosovës që ta pezullojë zbatimin e rregullores e cila e përcakton si valutën e vetme në vend Euron, duke e ndaluar kështu në mënyrë automatike përdorimin e dinarit të Serbisë në Kosovë. BE dhe SHBA, thanë se qytetarëve serb të prekur nga kjo rregullore, duhet t’u jepet kohë për t’u përshtatur me situatën e re.

Madje BE-ja e ka treguar qartazi se në sytë e saj, problemin e  ka “shkaktuar Kosova me vendimin e njëanshëm dhe pa konsultime as me partnerët, e as me komunitetin që preket drejtpërdrejtë nga ky hap. Autoritetet në Kosovë thonë se rregullorja do të zbatohet përmes një tranzicioni të lehtësuar, për një periudhë tre mujore. Ndërsa kryeministri Albin Kurti, insiston në zbatimin e vendimit. Qeveria e Serbisë për çdo vit ndan miliona euro për serbët në Kosovë duke u paguar atyre me dinarë rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë, përmes institucioneve paralele serbe që funksionojnë në Kosovë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE