Rrahin egërsisht një shqiptar në Milano, policia arreston 5 shtetasit italianë!

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrahin egërsisht një shqiptar në Milano, policia arreston 5 shtetasit italianë!

Policia në Itali ka zbatuar urdhrin e Gjykatës së Milanos për të vënë në masën e arrestit 5 shtetas, të cilët dhunuan një 38-vjeçar shqiptar më 29 mars të vitit 2023. Ata e sulmuan shqiptarin egërsisht në rrugë duke e rrahur dhe duke i shkaktuar hemorragji cerebrale dhe dëmtime të shumta në fytyrë dhe kafkë.

Shqiptari iu nënshtrua dy operacioneve cerebrale, të cilat i shmangën vdekjen. Shkak i konfliktit mendohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm ku mendohet se shqiptari dhe një prej personave agresorë i kanë treguar thikën njëri-tjetrit.

Shqiptari u largua më pas, por 5 agresorët e gjetën rrugës dhe  e sulmuan. Ata janë të moshës 27 deri në 40 vjeç dhe dyshohen për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Operacioni i policisë gjyqësore italiane filloi menjëherë pas ngjarjes që ndodhi në Via Monte Cengio dhe Via Monte Palombino, në Rogoredo.

38-vjeçari u gjet pa ndjenja në anë të rrugës nga efektivë të policisë së Milanos dhe u transportua me urgjencë në spital.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE