Njihuni me parashikimin për ditën e sotme!

vovalbania February 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njihuni me parashikimin për ditën e sotme!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si edhe me alternime të herëpas’hershme me kthjellime.

Në relievet malore në lindje, këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra, me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave. Ka mjegull/ mjegullinë në orët e mëngjesit e kryesisht në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje dhe me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, era fiton shpejtësi deri 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1- 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
13/25
Re diell

Kukës
8/20
Re shi diell

Lezhë
11/25
Re diell

Dibër
7/18
Re shi diell

Durrës
10/27
Re diell

Tiranë
14/28
Re diell

Elbasan
10/25
Re diell

Berat
8/26
Re diell

Vlorë
9/24
Re diell

Korçë
6/16
Re shi diell

Gjirokastër
7/25
Re diell

Sarandë
11/23
Re diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48868 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE