Adele anulon disa shfaqje në Las Vegas shkak problemet shëndetësore!

vovalbania February 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Adele anulon disa shfaqje në Las Vegas shkak problemet shëndetësore!

Ylli i muzikës Adele ka marrë një vendim të vështirë për të anuluar datat e shfaqjeve të saj në Las Vegas për shkak të disa problemeve shëndetësore. Në një postim në rrjetet sociale, këngëtarja ka shpjeguar sfidat me të cilat po përballet me shëndetin e saj.

Nuk pata mundësinë të rikthehem me shëndet të plotë përpara se të fillonin shfaqjet dhe tani jam e sëmurë dhe për fat të keq nuk mund të performojë. 

I love you, I’ll miss you like mad and I’m sorry for the inconvenience x pic.twitter.com/zO3k2ggMKR

— Adele (@Adele) February 28, 2024

Adele do të rifillojë më 18 maj, me nëntë shfaqje shtesë që çojnë në përfundimin e saj në mes të qershorit. Është e qartë se vendimi i këngëtares për t’i dhënë përparësi shëndetit pasqyron angazhimin e saj për të ofruar performanca me cilësi të lartë për audiencën. Ndërkaq, vlen të theksojmë se këngëtarja duket se nuk i ka mirë punë me fansat e saj të cilët kanë reaguar ashpër në lidhje me çmimin e biletave për koncertin në verë.

Biletat janë mbi 1000 euro. Biletat më të lira për koncertet e saj të para evropiane në tetë vjet kanë qenë 280 euro secila. Deri në 270,000 njerëz kaluan orë të tëra në radhë në internet për biletat e koncertit të cilat dolën në shitje javën e kaluar. Vendet e përballueshme që kushtojnë vetëm 60 euro në arenën e jashtme të ndërtuar në Mynih u shitën shpejt. Biletat VIP në këmbë përpara skenës, duke përfshirë hyrjen e hershme dhe një dhuratë falas, janë ende në dispozicion për 615 euro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE