Shkurti mbyllet me mot të paqëndrueshëm/Parashikimi për ditën e fundit të muajit!

vovalbania February 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkurti mbyllet me mot të paqëndrueshëm/Parashikimi për ditën e fundit të muajit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa jugore. Moti parashikohet me alternime vranësirash, si edhe me intervale të herëpas’hershme me kthjellime.

Vranësirat pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët, fillimisht përgjatë pjesës lindore të territorit, ndërsa pas orëve të mesditës, gradualisht reshjet shpërndahen në të gjithë vendin, me intensitet të ulët në veri dhe në qendër e me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra në jug e në lindje.

Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut përgjatë zonave luginore e pjesërisht në ato të ulëta.

Era fryn me drejtim juglindje-verilindje dhe me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, era fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
8/23
Re diell shi

Kukës
7/19
Re diell shi

Lezhë
9/22
Re diell shi

Dibër
6/19
Re diell shi

Durrës
11/23
Re diell shi

Tiranë
11/23
Re diell shi

Elbasan
10/24
Re diell shi

Berat
7/25
Re diell shi

Vlorë
12/24
Re diell shi

Korçë
8/16
Re diell shi

Gjirokastër
9/24
Re diell shi

Sarandë
11/24
Re diell shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48873 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE