“Goditje” e fuqishme nga “Ferma VIP, bëjnë pjesë të tyre këngëtaren e njohur!

vovalbania February 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Goditje” e fuqishme nga “Ferma VIP, bëjnë pjesë të tyre këngëtaren e njohur!

Ferma VIP do të nisë së shpejti në Vizion Plus dhe pak nga pak po zbulohen edhe personazhet e njohur që do të bëhen pjesë.

Deri më tani, janë konfirmuar zyrtarisht si banorë Çiljeta Xhilaga dhe Sinan Hoxha, ndërsa si prezantues, Adrola Dushi dhe Bes Kallaku.

Burime për Pop Art Media bëjnë të ditur se një personazh tjetër shumë i famshëm që do të bëhet pjesë e fermës është Jonida Maliqi.

Deri më tani, Jonida nuk ka zbuluar asgjë në profilin e saj në Instagram, duke e mbajtur sekret pjesëmarrjen në reality show.

Se si do të përshtatet Jonida me jetën e fshatit, mbetet për t’u parë.

Ne i urojmë shumë suksese në këtë aventurë të re televizive!

Çfarë duhet të dini për FERMA VIP

Ferma VIP është nje reality show, i krijuar në Suedi në vitin 2011 nga Strix dhe i shitur më pas në 40 shtete. Ky emision televiziv do të transmetohet në Vizion Plus dhe do të bëjë të mundur që gjithë VIP-at të lënë komoditetin e jetës së tyre dhe të zhvendosen për 3 muaj në një fermë, ku do të mjelin lopët dhe do të punojnë tokën.

Ferma VIP vjen në Shqipëri falë producentes Holta Dulaku. Ky ‘reality show’ do të jetë në versionin VIP, dhe tashmë produksioni ka filluar punimet për realizimin dhe krijimin e stafit realizues që do të përzgjedh edhe personazhet që do të shkelin në fermën e parë shqiptare.

Formati parashikon një grup me persona të famshëm VIP, të cilët do të zhvendosen në një fermë ku ka vetëm kafshë dhe vegla për të punuar tokën dhe për të bërë punët e fermës. Çdo javë ka nominime dhe konkurrentët eliminohen nëpërmjet televotimit nga publiku.

Në finale tre ose katër konkurrentët e mbetur do të konkurrojnë për çmimin e madh një shumë parash të paracaktuar nga produksioni.

Ferma VIP do të transmetohet non stop në vëzhgimin e telekamerave në një kanal me pagesë në platformën Tring.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49436 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE