Shqipëria e përfshirë në një operacion ndërkombëtar kundër evazionit fiskal!

vovalbania March 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria e përfshirë në një operacion ndërkombëtar kundër evazionit fiskal!

Operacioni policor ndërkombëtar i kodurar “Cluster Midas”, me hetime të shtrira edhe në Shqipëri vuri në lëvizje SPAK-un. Në fokus të këtyre hetimeve, vepra penale “Evazioni Fiskal”, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Në 17 shtete përfshirë vendin tonë, u kryen më shumë se 180 kontrolle, si dhe u arrestuan 14 shtetas. Duke krijuar fatura fiktive me qëllim rimbursimin e TVSH-së dhe shmangien e detyrimeve fiskale llogaritet një dëm prej 195 milion eurosh, i shpërndarë në Shqipëri, Austri, Kroaci, Qipro, Çeki, Estoni, Gjermani, Hungari, Itali, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Suedi dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga kontrolli i pesë mjediseve në vendin tonë u sekuestruan pajisje elektronike, u morën në pyetje disa shtetas, si dhe u siguruan provat materiale për aktivitetet e kryera në Shqipëri nga subjektet nën hetim.

Njoftimi zyrtar:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik Europian (EPPO), ka ndjekur hetimet për Operacionin e koduar “Cluster Midas”, për veprën penale “Evazioni Fiskal”, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Këto aktivitete janë kryer duke krijuar fatura fiktive me qëllimin e rimbursimit të TVSH-së, si dhe shmangien e detyrimeve fiskale.

Dëmi i kryer nga këto aktivitete llogaritet të jetë 195 milion euro, i cili është i shpërndarë në 17 shtete kryesisht evropiane.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka kryer pesë kontrolle ambientesh, nga të cilat janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike (aparate telefonike, laptop, si dhe USB/HDD), janë marrë në pyetje shtetas të ndryshëm, si dhe janë siguruar të gjitha provat materiale që subjektet në hetim kanë kryer në Shqipëri.

Ky hetim është shtrirë në 17 shtete (Shqipëri, Austri, Kroaci, Qipro, Çeki, Estoni, Gjermani, Hungari, Itali, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Suedi dhe në Mbretërinë e Bashkuar), duke kryer më shumë se 180 kontrolle, si dhe janë arrestuar 14 shtetas.

Më shumë se 680 hetues të ndryshëm janë angazhuar për të realizuar këto veprime hetimore.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49608 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE