Biden: Në Gaza do të hedhim ndihma nga ajri!

vovalbania March 02, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Biden: Në Gaza do të hedhim ndihma nga ajri!

Presidenti amerikan, Joe Biden bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin dërgimin e ndihmave në Gaza prej ajrit, pas raportimeve për mbi 100 palestinezë të vrarë teksa ishim duke pritur për të marrë ndihma. Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, para një takimi me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, Biden u shpreh:

Ne duhet që të bëjmë më shumë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet që të bëjnë më shumë. Në ditët në vijim, ne do t’i bashkohemi miqve tanë të Jordanisë dhe të tjerëve, duke dërguar ndihma nga ajri.

Ky njoftim i shefit të Shtëpisë së Bardhë vjen teksa zhvillohen negociatat për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez radikal që është shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Lufta u nxit prej Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, pasi luftëtarët e tij kryen sulme në jug të Izraelit, duke vrarë mbi 1 mijë e 200 persona dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Ndërkaq, shteti hebraik është zotuar për të shkatërruar Hamasin. Si pasojë e ofensivave ajrore dhe tokësore të ushtrisë izraelite në Gaza, deri tani janë vrarë mbi 30 mijë palestinezë, referuar të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze.

Disa herë, Joe Biden ka bërë thirrje disa herë për të shmangur vrasjet e civilëve, ndonëse vazhdon të mbajë lidhje të forta me Izraelin, aleatin e SHBA-ve. Presidenti amerikan ka vënë në dukje se shpreson që të arrihet një armëpushim gjashtëjavor përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit për myslimanët.

Bisedimet për armëpushim janë ndërlikuar pas ngjarjes tragjike të para dy ditëve, kur dhjetëra palestinezë të uritur janë vrarë teksa po nxitonin për të marrë ndihmë në veri të Gazës dhe ku sipas Kombeve të Bashkuara ka rrezik të madh për uri.

Një burim izraelit e ka pranuar se ushtria hapi zjarr me armë në drejtim të turmës, duke besuar se ata po përbënin “kërcënim” për sigurinë. Lidhur me këtë zhvillim, shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres kërkoi një hetim të pavarur.

Ndërkaq, lufta e pamëshirshme në Lindjen e Mesme e ka rraskapitur Gazën. Ndihma është e ngadaltë, e pamjaftueshme dhe sa vjen e bëhet më e domosdoshme që të shpallet një armëpushim i përhershëm përpara fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit e që fillon pas pak ditësh. Kjo u theksua nga kryediplomati egjiptian, Sameh Shoukry, i cili mbajti një fjalim në Forumin Diplomatik në Antalia të Turqisë.

Që nga 8 tetori, Egjipti e ka mbajtur të hapur kalimin e Rafahut, por përpjekjet për të ofruar ndihmë për Rripin e Gazës hasin pengesa që pengojnë hyrjen. Kësaj i shtohen sfidat pas pezullimit nga disa vende donatore të kontributeve të tyre financiare duke rritur kështu shkallën e tragjedisë humanitare për palestinezët në Gaza.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49444 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE