Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

vovalbania March 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1-Lidhur me ndodhinë e fundit që ka marrë vëmendjen e të gjithë shikuesve ka qenë fakti se Erjola ka gatuar hallvën e “vdekjes” dedikuar çiftit Ilnisa-Meriton, ku sipas saj ata janë të vdekur për të. Në rrjet pati komente nga më të ndryshmet, ku shumica nuk e ka pritur mirë këtë veprim dhe madje kanë kërkuar edhe daljen e saj. Si e komenton Elvis Myrta këtë veprim dhe lojë të Erjolës pas daljes së tij?

Unë mendoj që nuk shkohet deri në këtë pikë dhe Erjola deri diku më ka zhgënjyer, sepse unë Erjolën e vlerësova shumë nga brenda.

2. I ftuar në emisionin Big Brother Radio ishte ish banori i Big Brother Vip 3 Albi Nako për të folur rreth eksperiencës së tij dhe situatave në shtëpinë më të famshme në vend. Ai u shpreh për eksperiencën e tij në BBV si edhe ka komentuar banorët:

Juli ka zë të fortë dhe unë i them zë mitingu, zë sheshi.

3. Nëna e Miley Cyrus po përflitet se ka nisur një romancë me ish të dashurin e vajzës së saj Noah, Dominic Purcell. 56-vjeçarja e bëri publike romancën me ish-yllin e “Prison Break” në nëntor 2022 dhe vetëm disa javë më vonë u martuan në një ceremoni private në oborrin e shtëpisë së Miley-t në Malibu.

4. Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “BBV”, Zhaklina Gjolla. Si e komenton Zhaklina sjelljen e Julit?

Nuk po më duket sikur po ofron një model të mirë. Është shumë i ftohtë emocionalisht me banorët dhe duket sikur po e orkestron ai lojën por në fakt nuk po e bën.

5. Një fotograf australian pretendon se u godit me grusht nga babai i këngëtares Taylor Swift në Sydney pas koncertit të këngëtares. Ben McDonald i tha policisë se incidenti ndodhi në Neutral Bay Wharf, ku Swift dhe babai i saj sapo kishin dalë në breg nga një jaht disa orë pas shfaqjes së fundit të artistes në qytet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE