“Flasim”, Rama me tre “ambasadorë” nga bota e re për pagesat online/Celulari që bëhet kuletë!

vovalbania March 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Flasim”, Rama me tre “ambasadorë” nga bota e re për pagesat online/Celulari që bëhet kuletë!

Në Episodin e 6-të të Sezonit të 3-të të podcast-it “Flasim”, “Celulari që bëhet kuletë”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar tre ambasadorë nga bota e re, përfaqësues të një komuniteti që po zhvillohet dhe që i ofron shoqërisë rrugë krejtësisht të pashkelura për të përmirësuar jetën e tyre. Njëkohësisht, për të zgjidhur “me shpejtësinë e erës” probleme, të cilat kërkojnë shumë më tepër kohë e patjetër kanë një kosto të lartë.

Të ftuar ishin Idliri, Gejsi dhe Armandi. Ata folën për një element të jetës së përditshme që janë pagesat, në një vend ku sot 96% e pagesave kryhen përmes parasë fizike, ndërkohë që sektori bankar vendos në dispozicion të qytetarëve kartat. Në Shqipëri kemi kartat VISA dhe MASTERCARD e që faktikisht janë 1% e volumit dhe përveçse janë 1% e volumit, kanë edhe një kosto pasi çdo transaksion i jep bankës një komision.

Në tryezë ishte edhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj. Kryeministri theksoi se prej disa kohësh po flitet për zgjidhjen e këtij problem përmes instrumenteve të botës së re. Rama foli për marrjen e pensioneve në zarf dhe shtoi se ende sot kemi pamundësi për marrjen e pensioneve në arka.

Këtu na vjen në ndihmë ajo që po ndodh sot në Shqipëri të cilën duam ta promovojmë. Po përgatisim një projekt pilot për të parë a funksionon një prurje e risisë së botës së re.

“Reja” është një prej aplikacioneve që shkarkohet lehtësisht në telefona smart dhe çdo individi i mundëson të kryejë me lehtësi të gjitha pagesat nga shtëpia, pa kosto shtesë.

Grejsi u shpreh:

Eshtë një kompani me investim tërësisht shqiptar, incentivë e ardhur nga një eksperiencë e një tregu të testuar të pagesave fizike. Investimi në FinTech është një kërkesë e kohës, që e bën jetën më të lehtë për konsumatorët e individët.

Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Ibrahimaj vuri në dukje se “Reja” është kompani që tradicionalisht është marrë me remitancat, paratë që emigrantët kanë sjellë për familjet e tyre. Ministrja tha se përmes një projekti pilot, këto forma pagesash duan t’i testojnë gjerësisht për të gjitha pagesat.

Grejsi bëri të ditur se fondet janë të sigurta e të paprekshme edhe nga institucionet, si përmbaruesit, etj.

Nuk ka risk operacional as nga falimentimi i bankave. Licenca është më e kufizuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49657 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE