Liam Mandiaro banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, a do të arrijë të përmbys statistikat?!

vovalbania March 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Liam Mandiaro banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, a do të arrijë të përmbys statistikat?!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Siç u bë me dije në primen e kaluar, këtë të shtunë do të ketë edhe dy hyrje të reja brenda shtëpisë më të famshme në vend. Liam Mandiaro është banori më i ri i “Big Brother VIP 3”, i cili bëhet pjesë për herë të dytë në këtë format. Ai ka qenë konkurrent në “Big Brother 5” dhe do ta përjetojë sërish të njëjtën eksperiencë. “Jeta më ka bërë të luftoj. Unë e marr frikën aty brenda”, ishin fjalët e Liamit përpara hyrjes së tij në shtëpi. Sa i përket historikut të banorëve që kanë rihyrë në Big Brother nuk është se kanë arritur të kenë shumë sukses, a do të arrijë Liami ta ndryshojë këtë statistikë negative për banorët që rihyjnë në Big Brother?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50112 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE