Pagesat dhe blerjet përmes bankës, projekt pilot në Tiranë, Peshkopi e Përmet!

vovalbania March 02, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Pagesat dhe blerjet përmes bankës, projekt pilot në Tiranë, Peshkopi e Përmet!

Për të ulur informalitetin dhe lehtësuar pagesat, shumë shpejt, Shqipëria do të testojë një projekt pilot për pagesat përmes sistemit elektronik. Kjo u bë e ditur nga ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, pjesë e podcast-it “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një projekti pilot këto forma pagesash elektronike do të testohen gjerësisht për të gjitha pagesat.

Dua të falenderoj të gjithë pionerët e start up-eve të fin tech se kanë bërë atë që bëjnë start up-et në të gjithë botën, kanë gjetur problematikën që është kosto dhe kohë dhe i kanë dhënë një zgjidhje problematikës që na shërben të gjithëve. Duke marrë shkas nga kjo, ne kemi menduar të bëjmë një projekt pilot ku do të pilotojmë tre zona të ndryshme. Në Tiranë, 100 individë; në Peshkopi 100 dhe në Përmet, po 100 individë. Qeveria do të mbushë llogaritë e tyre për 4 muaj me një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj, me qëllim që këto para t’i shpenzojnë nëpërmjet platformave digjitale.

Ministrja bëri të ditur se qeveria do të lidhë partneritet edhe me disa biznese, të cilët do të pranojnë të bëhen pjesë e këtij projekti pilot, me qëllim që të testohen të gjitha zgjidhjet ekzistuese e të shihet se çfarë problematikash dalin, edhe në përdorim nga ana e individit, edhe nga ana e biznesit.

Por, edhe në veprimet që sistemet ekzistuese kanë, pra në veprimet që fin tech-et kanë me bankat. Pse duhet të ndërhyjë qeveria pyesin? Eshtë interes publik sepse ne kemi interes të reduktojmë cash-in në ekonomi, ne kemi interes të vijojmë formalizimin dhe ky është një element komplementar i fiskalizimit.

Nëse për pagesat biznes me biznes, tashmë çdo gjë bëhet me bankë, pagesat biznes me individë vijojnë të kenë ato problematikat e përdorimit të cash-it dhe të informalitetit. Besojmë se me këtë pilot dhe me këtë nxitje, ne do të mund të finalizojmë projektin tonë të fiskalizimit, ku çdo gjë duhet të jetë elektronike, e thjeshtë për individin, e thjeshtë për biznesin për ta shtyrë përpara progresin dhe inovacionin. Synojmë të mbështesim sistemin financiar e fin tech-et, si edhe bankat.

Kryeministri Rama theksoi se prej disa kohësh po flitet për zgjidhjen e këtij problemi përmes instrumenteve të botës së re.

Këtu na vjen në ndihmë ajo që po ndodh sot në Shqipëri, të cilën duam ta promovojmë. Po përgatisim një projekt pilot për të parë a funksionon një prurje e risisë së botës së re.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49127 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE