Kryeministri Rama në Rrëshen, inspekton shkollën profesionale: Investim në partneritet me Kishën Katolike!

vovalbania March 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri Rama në Rrëshen, inspekton shkollën profesionale: Investim në partneritet me Kishën Katolike!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Rrëshenit, aty ku vizitoi një shkollë profesionale.

Kjo shkollë e investuar nga kisha katolike, së bashku me Qeverinë, ka të përfshirë studimet në Hoteleri-Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti dhe Instalues Sistemesh Hidrosanitare, për të gjithë studentët që duan të zgjedhin këtë drejtim.

Rama takoi dhe bisedoi me Dom Gjergj Metën, punëtorë, përgjegjës të sektoreve të ndryshme duke shkëmbyer informacione, ndërsa në një postim në Facebook, ka treguar detaje të tjera.

“Në shkollën profesionale ku falë angazhimit të kishës katolike dhe pasionit të admirueshëm të Dom Gjergj Metës, është krijuar një sistem i mirëorganizuar për studimet në Hoteleri – Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanitare për vajza e djem nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza, Dibra dhe ku qeveria do të përfshihet në një partneritet publik-privat me kishën, me një investim të domosdoshëm për të zgjeruar kapacitetin e shkollës, si edhe për të krijuar kushte optimale jetese për nxënësit, mes hapësirave të shkollimit, studimit, edukimit fizik, argëtimit, fjetjes e ushqimit”, shkruan Kryeministri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE