Historia e veçantë e Igli Zarkës se si Ndriçim Xhepa i tha që do të bëhej aktor që i vogël!

vovalbania March 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Historia e veçantë e Igli Zarkës se si Ndriçim Xhepa i tha që do të bëhej aktor që i vogël!

Kozeta Kurti, një nga “pioneret” e para të radiove private në Shqipëri, që në fund të viteve ‘90-të, kthehet në Top Albania Radio pas 17 vjetësh me “Back to the Beginning”. Ky format e nisi rrugëtimin edhe në 2020-ën, fiks në të njëjtën periudhë me pandeminë globale “Covid 19”-të, por me sa duket kjo është koha e duhur.

I ftuar në emisionin Back to the Beginning këtë javë ishte aktori dhe pedagogu Igli Zarka për të folur rreth fillimeve të tij. I pyetur fillimisht nëse aktori është i lumtur me të tashmen e tij, Igli komentoi duke thënë:

Nuk besoj se ka njeri që është i kënaqur me të tashmen, gjithësecili e projekton veten në të ardhmen.

E ke menduar ndonjëherë radion si pjesë të tashmes tënde apo të ardhmes tënde kur të mos kesh më nerva të merresh me studentët?

E kam menduar, më pëlqen shumë por nuk e di a do ta bëja dot vetëm. Po të isha me ty do ta bëja. (qesh)

Kur deshe të bëheshe aktor?

Në fakt nuk kam dashur të bëhem kurrë aktor. Kam dashur të bëhem arkitekt ose inxhiner. I pari që e ka thënë këtë fjali ka qënë Ndriçim Xhepa siç ma kanë treguar mua. Ndriçim Xhepa ishte në set në Apolloni dhe ne me familjen tonë kishim shkuar në piknik, siç shkonim dikur nëpër piknike ato kohë, dhe babai në një moment i kërkon një foto Ndriçim Xhepës. Ai më vendos mua përpara, dhe ai më shikon dhe më thotë: “Ky do të bëhet aktor”, dhe e gjeti në fakt!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE