“Mami çfarë janë Krishtlindjet?”, historia që duhet ta lexoni sot për të kuptuar shumë gjëra

vovalbania December 24, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Mami çfarë janë Krishtlindjet?”, historia që duhet ta lexoni sot për të kuptuar shumë gjëra

Sot dua t’ju ftoj të mendoni për domethënien e vërtetë të Krishtlindjeve. Dua të ndaj me ju një histori që titullohet

“Transformimi i Krishtlindjeve”, të një djali të vogël që do ju bëjë të vlerësoni gjërat që keni. Kjo histori do ju ndihmojë të kujtoni se duhet të jeni mirënjohës për atë që keni, edhe pse nuk mund t’ju duket shumë. Do ju bëjë të kuptoni që mirënjohja nuk mund të lihet vetëm për një ditë në vit.

Këtë vit, televizioni është i bombarduar me reklama Krishtlindjesh, me ëmbëlsira e lodra pa fund… Gjithçka rreth nesh na tregon Krishtlindjet, kjo kohë është sa e mrekullueshme aq edhe e frikshme. Rrugët ndriçojnë në çdo cep nga dritat. Krishtlindjet na kthejnë në blerës të sëmurë duke na bërë të blejmë shumë dhurata për të gjithë. Por, a është ky kuptimi i saj i vërtetë, që në thelb është vetëm një ditë e vetme nga 365 që ka viti? Transformimi i Krishtlindjeve ndodh vetëm kur ne shikojmë përtej letrës së ambalazhit, të dhuratës.

Lexoni historinë e Oliverit të vogël, dhe do kuptoni shumë gjëra

Oliveri i vogël sapo kishte mbushur 5 vjeç dhe ishte jashtëzakonisht kurioz, për gjithçka e rrethonte. Ai filloi të vërente se gjithçka po ndryshonte gjatë Krishtlindjeve. Rrugët u mbushën me ngjyra të ndezura, ai dëgjonte këngët e Krishtlindjeve kudo. Në televizor ai pa reklama për ëmbëlsira, parfume, lodra, verë etj. Oliver pa gjithë këto gjëra, dhe vetëm mendonte me veten për kuptimin e tyre. Pastaj ai vendosi të pyeste nënën e tij, për pikëpyetjet që kishte në mendje.

-“Mami çfarë janë Krishtlindjet?”

-“Është diçka që njerëzit me fat e kanë, shpresoj që një ditë t’jua jap dhe unë juve biri im”,- iu përgjigj nëna.

Oliveri u trishtua nga përgjigja e nënës së tij, pastaj dhe më shumë kur pa fytyrën e saj. Por, ai nuk e humbi shpresën që një ditë do kishte Krishtlindje dhe për të. Ditët kaluan, dhe Oliver vazhdoi të hetonte. Pastaj erdhi mëngjesi i Krishtlindjeve.

Oliver u zgjua shumë herët dhe vrapoi të zgjonte nënën e tij. Ajo ngadalë hapi sytë dhe pa që djali kishte diçka në dorë. Ishte një kartolinë. Në të ishte një shtëpi e vizatuar me shumë ngjyra. Poshtë saj kishte shkruar një mesazh shpresëdhënës: “ Ti më jep Krishtlindje çdo ditë mami, sepse unë jam i lumtur kur jam me ty”.

Nëna e Oliverit filloi të qajë, dhe pastaj djali e pyeti:

-“Mami, përse po qan?”

-“Sepse nuk e dija se me fat isha, derisa ma tregove ti”- tha nëna e Oliver, ndërsa përqafonte fort djalin”.

-“Natyrisht mami, ne kemi Krishtlindje çdo ditë”,- i tha Oliveri.

Kjo është një histori që të bën të kuptosh, që dashuria është dhurata më e bukur.

Gjithmonë është e mundur të transformojmë Krishtlindjet. Oliveri i vogël e bëri, në pafajësinë e tij. Ai vlerësoi atë që vërtet është e rëndësishme për të. Për të, dhuratat më e bukur e Krishtlindjeve, ishte dashuria e nënës së tij. Ky fëmijë na kujton , ashtu siç ia kujtoi nënës së tij, që ndonjëherë ne harrojmë se çfarë ka vërtet rëndësi për ne. Ne gjithmonë merakosemi se çfarë t’u ofrojmë të tjerëve, edhe pse nuk kemi para për të paguar. Vetëm sepse është reciprocitet, ne bëjmë dhurata për të tjerët.

Dhe ndoshta, vetëm ndoshta, ne harrojmë gjithçka marrim nga të tjerët. Askush nuk është më i pasur sesa personi që ka pranë vetes njerëz që e duan dhe e çmojnë. Dhe absolutisht, të gjithë ne kemi një person që na do dhe e duam. Në çdo ditë të vitit, dhe për Krishtlindje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE