Ish-shefi i financave i Organizatës Trump pranon fajësinë për dëshmi të rreme!

vovalbania March 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-shefi i financave i Organizatës Trump pranon fajësinë për dëshmi të rreme!

Ish-kryefinancieri i kompanisë së zotit Donald Trump, Allen Weisselberg pranoi fajësinë të hënën në Nju Jork se ka dhënë dëshmi të rreme gjatë deklarimeve të tij në çështjen ndaj ish-presidentit për mashtrime.

Zoti Weisselberg, 76 vjeç, pranoi se ka dhënë dy dëshmi të rreme dhe se do të dënohet me pesë muaj burg, hera e dytë që ai dënohet me vuajtje të dënimit me burg. Vitin e kaluar ai u dënua me 100 ditë burg për një çështje tjetër që kishte të bënte me mashtrim në tatim.

Pranimi i fajësisë lidhet me deklaratën që ai bëri para gjyqit në korrik të viti 2020 në çështjen e ngritur nga Prokurorja e Përgjithshëm Letitia James ndaj zotit Trump, por në gjykatë të hënën ai e pranoi, pa deklaruar fajësinë, se ka gënjyer në cilësinë e dëshmitarit vjeshtën e kaluar gjatë gjykimit të ish presidentit në rastin civil.

Prokurorët akuzuan zotin Weisselberg se ka gënjyer nën betim rreth pretendimeve se zoti Trump ka gënjyer për pasurinë e tij në deklaratat financiare që ua ka dhënë bankave dhe kompanive të sigurimeve.

Zoti Trump e ka apeluar vendimin e gjykatësit të çështjes, Arthur Engoron, i cili e ka urdhëruar ish Presidentin Trump të paguajë mbi 454 milionë dollarë dënime dhe interes për shkak se ka ofruar informacion të rremë për vlerën e pronave të tij në deklaratat financiare përgjatë viteve.

Ky zhvillim vjen vetëm disa javë para se zoti Trump të dalë para gjyqit për t’u përballur me akuza tjera për falsifikimin e regjistrave të kompanisë. Në këtë rast, zoti Trump akuzohet se ka falsifikuar regjistrat e kompanisë për të fshehur paratë që janë paguar në këmbim të heshtjes gjatë fushatës së vitit 2016 për t’i fshehur pretendimet se ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore. Zoti Trump ka thënë se është i pafajshëm dhe mohon të ketë bërë ndonjë shkelje.

Ish avokati i tij, Michael Cohen kishte deklaruar se zoti Weisselberg kishte rol në orkestrimin e këtyre pagesave, por se ndaj tij nuk është ngritur aktpadi dhe asnjëra palë nuk planifikon ta thërrasë si dëshmitar. Ai proces gjyqësor pritet të fillojë më 25 mars.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE