Skandal në Formula 1, presidenti dyshohet se trukoi një garë

vovalbania March 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skandal në Formula 1, presidenti dyshohet se trukoi një garë

Presidenit FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në rezultatet e një gare në Formula 1.

Dyshohet se Ben Sulayem ka ndërhyrë për të përmbysur një penallti të dhënë për Fernando Alonso të Aston Martin në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite 2023.

Në hetim, përfshihet dëshmia e një oficeri të FIA-s, raporton BBC Sport.

Pretendohej se Ben Sulayem telefonoi zëvendëspresidentin e FIA-s për sportin në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Sheikh Abdullah bin Hamad bin Isa Al Khalifa dhe u shpreh “se mendonte që penalltia e Alonso duhet të anulohej”.

Alonso kishte marrë 10 sekonda për punën e bërë në makinën e tij. Në raport, thuhet se Ben Sulayem “i shtyu stjuardët për të përmbysur vendimin e dhënë për Alonson, i cili gjatë kësaj kohe kishte zbritur në vendin e katërt, pas pilotëve të Red Bull, Sergio Perez dhe Max Verstappen dhe pas George Russell të Mercedes.

Ben Sulayem dhe FIA nuk kanë reaguar ende për ngjarjen.

Burimi: /Top-Channel.Tv

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50287 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE