Joe Jonas konfirmon romancën me Stormi Bree!

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Joe Jonas  konfirmon romancën me Stormi Bree!

Joe Jonas dhe Stormi Bree kanë konfirmuar së fundmi romancën e tyre gjatë pushimeve të tyre në Australi, mes divorcit të shumëpërfolur të Joe nga Sophie Turner. Dyshja u panë gjatë një shëtitjeje me vëllain e Joe, Nick Jonas dhe miq të tjerë. Çifti i ri duken shumq të lumtur në krah të njëri-tjetrit, teksa kanë shkëmbyer edhe një puthje. Marrëdhënia e re vjen rreth gjashtë muaj pasi Joe paraqiti kërkesën për divorc nga Turner në shtator 2023 pas katër vitesh martesë. Ish-çifti ka dy vajza.

Joe dhe Bree fillimisht ndezën thashethemet për romancë kur u panë së bashku në aeroportin Cabo San Lucas në Meksikë në janar. Vetëm disa ditë më vonë, ata u shoqëruan në një takim skijimi në Aspen, Kolorado. Ndërkohë, edhe Turner ka krijuar një lidhje të re, pasi është parë disa herë me aristokratin britanik Peregrine Pearson. Dyshja gjithashtu ndanë një udhëtim së bashku në janar.

Aktorja e “Game Of Thrones” u pa duke puthur me pasion trashëgimtarin e perandorisë mediatike, familja e të cilit ka një pasuri neto prej më shumë se 224 milionë dollarësh. Sophie dhe Peregrine, i cili njihet si Perry për miqtë e tij, u panë për herë të parë duke u puthur gjatë një daljeje në tetor, duke nxitur spekulimet se ajo kishte vazhduar me jetën e saj pas ndarjes me këngëtarin Jonas Brother, Joe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48687 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE