Osmani dënon kërcënimet ndaj policëve serbë: Vijnë nga Serbia dhe strukturat e saj kriminale!

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Osmani dënon kërcënimet ndaj policëve serbë: Vijnë nga Serbia dhe strukturat e saj kriminale!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimeve se serbët po kërcënojnë policët e rinj në Policinë e Kosovës, që janë bashkëkombës të tyre.

Duke dënuar kërcënimet, Osmani tha se ato vijnë nga Serbia dhe strukturat e saj kriminale.

“Dënoj kërcënimet ndaj oficerëve të PK-së nga Serbia dhe grupet e saj kriminale. Policia jonë është profesionale dhe multietnike. Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë me policët tanë, ndërsa ata me guxim shërbejnë për një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar mbrëmë në Twitter se zyrtarët nga komunitetet joshumicë kanë filluar punën këtë javë në veri të vendit.

“I falënderojmë për shërbimin e tyre dhe i urojmë suksese”, ka shkruar Kurti.

Veton Elshani zëvendëskomandant i PK për Rajonin e Veriut ka bërë të ditur policët e rinj serbë janë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe komunat veriore – Mitrovica, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50112 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE