Vjen reagimi i Elias dhe Gjergj Zaharias pas akuzave për dhune nga princ Leka

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vjen reagimi i Elias dhe Gjergj Zaharias pas akuzave për dhune nga princ Leka

Ngjarja shokuese se ish-vjehrri dhunoi princin Leka kur ai shkoi për të takuar të bijën, Geraldinën 3-vjeçare bëri bujë në opinionin publik.

Sipas Klan News, gazetari Besar Bajraktaraj ka siguruar dëshminë e Gjergj Zaharisë, babait të Elias, i cili tha se ish-dhëndri e ka dhunuar.

Ai ka thënë se princi e ka goditur i pari, edhe pse ai është i moshuar.

“Ishte Leka ai që më sulmoi dhe më goditi i pari. Unë jam vetëmbrojtur”, u shpreh ai.

Edhe Elia ka bërë një kallëzim në komisariatin e policisë, duke treguar se ai u bë i dhunshëm, e kapi prej duarsh, e shtyu dhe tentoi ta godiste.

“Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”, tha ajo.

Ndërkohë, kallëzimi për dhunë ka ardhur nga të dyja palët. Edhe princ Leka ka dhënë dëshminë e tij, ku shprehet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Murat Toptani”, në rezidencën e familjes mbretërore, ku ai është paraqitur për të takuar Geraldinën, vajzën 3-vjeçare.

“Fillimisht jam takuar me shefin e administratës së oborrit, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen. Me pas, unë i kam kërkuar atij që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten”.

Ai tergoi se kishte gjetur vajzën e vogël të shoqëruar nga gjyshi. Kur e ka përqafuar të bijën, Leka është përballur me fjalë fyese dhe kërcënuese nga Gjergji, i cili i kishte thënë se duhet të ndërronte rrugën kur ta shihte.

Leka shtoi se situata është bërë më e rëndë kur ai i tha Gjergjit se duhej të largohej nga dhoma ku ishte me të bijën dhe në këto momente, Gjergji iu afrua, e shtyu dhe e goditi me shkelma.

“Reagimi im ka qenë mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur dhe më ka grisur xhupin, si dhe ka marrë një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE