Kejtlin Gjata çon Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest, 2 mënyra për ta votuar

vovalbania December 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kejtlin Gjata çon Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest, 2 mënyra për ta votuar

“Pakëz diell” e Kejtlin Gjatas është kënga që do përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest 2022” në Yerevan të Armenisë. Festa e madhe muzikore e cila do të bëjë bashkë 16 artistë nga e gjithë Europa, magjisë së të cilës i bashkohet edhe Shqipëria, do të mbahet ditën e diel (11 dhjetor) në kryeqytetin armen.

Votimi për këngën fituese të edicionit të 20-të Festivalit të Këngës Junior Eurovision, i cili do të kryhet online, hapet ditën e premte (9 dhjetor) në orën 20:00 dhe mbyllet ditën e diel (11 dhjetor).

Vota e publikut do të jetë mjaft e rëndësishme për vendimmarrjen, pasi do të vendosë 50% të rezultatit final.

Publiku do të votojë në dy website: www.jesc.tv dhe https://vote.junioreurovision.tv/. Kejtlin Gjata arriti të fitonte “Junior Fest 2022”, nga 20 këngët pjesëmarrëse në festivalin kombëtar për fëmijët e moshave 9-14 vjeç, që u zhvillua ekskluzivisht nga RTSH si përfaqësues dhe anëtar i EBU-së.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49610 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE