Andi Vrapi për Erjolën: “Ka nivel hormonesh testosteroni shumë të larta, nuk përshtatet me Silvin…”

vovalbania March 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Andi Vrapi për Erjolën: “Ka nivel hormonesh testosteroni shumë të larta, nuk përshtatet me Silvin…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio gazetari i njohur Andi Vrapi. Mbrëmjen e djeshme Françeska u shpall nga banorët “Miss Tradhtia”. Si e komenton Andi këtë? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Jetmiri ndërkaq u shpall mbrëmjen e djeshme nga banorët ‘Mister Strategu’, si e komenton Andi këtë?

Kam një problem me ish fituesit e “BB”. Personazhet qe kanë qenë pjesë e “BB” e shohin shumë teknikisht lojën. Jetmiri duket që ka hyrë me laps e me letër. Jashtë ishte fans i Romeos ndërkohë që brenda nuk është. Titull i merituar por mbetet për të parë se sa do i shkojë deri në fund lojës së tij.

Egla është shpallur ‘Miss Shtriga’?

Nuk e di se çfarë po ndodh me Eglën. Ka bërë disa sjellje aty brenda jo të mira dhe kur banorët ia vënë në dukje habitet dhe nuk e kuptoj pse habitet. Me sjelljet që ka bërë është e merituar çmimi. Shtrigë nuk është bullizim është figurë letrare.

A do të kemi një çift mes Erjolës dhe Silvit?

Nuk e mendoj fare. Erjola është një vajzë shumë bobe, është e fortë, ka nivel hormonesh testosteroni shumë të larta dhe nuk mendoj se përshtatet me natyrën e Silvit. Nuk mendoj se Silvi do faktorizohet, me aq shumë njerëz aty brenda nuk mendoj se do ketë mundesinë të tregojë kapacitetin e tij.

Krisja Romeo-Heidi?

Unë isha fans i tyre, më dukeshin shumë real por kohët e fundit ka diçka që nuk shkon. I simpatizoj të dy, Heidi më pëlqen shumë aty brenda. Dua të jem neutral te këta të dy.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE